Igli Tare: E gjitha kjo ngjan me një film horror, edhe Lazio do të bëjë reduktim të pagave!

Igli Tare: E gjitha kjo ngjan me një film horror, edhe Lazio do të bëjë reduktim të pagave!

20:00, 30/03/2020

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare e krahasoi situatën e krijuar nga koronavirusi me një luftë, duke shtuar se e gjitha kjo duket si një film horror.

Gjatë një interviste për “Sport1”, Tare komentoi dhe idenë e shkurtimit të pagave të lojtarëve, duke thënë se akoma nuk kanë folur me futbollistët në lidhje me këtë por beson se kjo gjë do të aplikohet dhe te ekipi i tij.

“Duhet ta mendojmë akoma shkurtimin e pagave. Lojtarët tanë janë në kontakt me njëri-tjetrin, por akoma nuk kanë diskutuar për këtë gjë. Mendoj se edhe ne do t’i shkurtojmë pagat së shpejti.

Duket si një film horror kjo që po jetojmë. Fillimisht u mor lehtë, mirëpo tani nuk flasim më për një situatë të vetme. Tani është një luftë. Kur shikon kamionët e ushtrisë me arkivolat e të vdekurve, sigurisht që shokohesh dhe mbetesh pa fjalë. Fatkeqësisht, numri i të vdekurve është i tmerrshëm çdo ditë. Kjo është një fatkeqësi për të gjithë vendin,” u shpreh Tare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco