Di Maria zbulon prapaskenën e finales Gjermani-Argjentinë të Botërorit 2014

Di Maria zbulon prapaskenën e finales Gjermani-Argjentinë të Botërorit 2014

21:49, 29/03/2020

Kanë kaluar thuajse 6 vite nga finalja e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Gjermanisë, që u fitua me rezultatin minimal 0-1 nga këta të fundit, ndërsa Angel Di Maria zbulon prapaskenat e asaj mbrëmjeje.

Sulmuesi anësor, atëherë pjesë e Realit të Madridit, u la në pankinë gjatë gjithë lojës nga trajneri Sabella, ndërsa ky i fundit u kritikua ashpër për këtë zgjedhje, por vetë Di Maria shpjegon se çfarë kishte ndodhur një natë më parë.

“Kisha pësuar një dëmtim muskulor serioz, pro doja të luaja patjetër atë ndeshje, qoftë edhe me kushtin që do të ishte ndeshja e fundit në karrierë. Drejtuesit e Realit më dërguan një letër, ku kërkonin që të mos aktivizohesha, pasi rrezikoja shumë, por unë as nuk mora mundimin ta lexoj. I thashë Sabellas se të luaja në atë ndeshje, ishte gjithçka për mua, por ai në fund zgjodhi Perezin", tregon Di Maria.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco