30 milionë euro për ta shitur, dalin në skenë 3 skuadrat që duan të blejnë Shaqirin

30 milionë euro për ta shitur, dalin në skenë 3 skuadrat që duan të blejnë Shaqirin

19:09, 28/03/2020

Teksa Liverpuli ka nxjerrë në shitje Xherdan Shaqirin, kanë në dalë në skenë dhe disa klube europiane që dëshirojnë t’i krijojnë vend 28-vjeçarit. 

“Football Insider” raporton se Sevija po pret të përfundojë ndërprerja e kampionatit prej koronavirusit dhe më pas do të bëjë ofertën e parë në adresë të Liverpulit. Po gjithmonë sipas kësaj mediaje, edhe Roma me CSKA e Moskës admirojnë futbollistin e Zvicrës.

Dëmtimi i rëndë në këtë sezon, i cili i ka kushtuar një kohë të gjatë qëndrimi dhe rikuperimi jashtë fushave po e bëjnë Liverpulin të mos e llogarisë më Shaqirin. Ditën e djeshme u mësua se drejtuesit e “Të Kuqve” kanë vendosur ta shesin Shaqirin për jo më pak se 30 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco