Pozitiv me koronavirus, kapiteni i Fiorentinës e konsideron veten me fat që...

Pozitiv me koronavirus, kapiteni i Fiorentinës e konsideron veten me fat që...

17:52, 28/03/2020

Lojtari i Fiorentinas, German Pezzella ka pranuar se ishte i frikësuar kur rezultoi pozitiv me koronavirus.

Kanë kaluar dy javë pasi argjentinasi rezultoi pozitiv me Covid-19 por ai e konsideron veten me fat që kaloi një provë të tillë të vështirë.

 “Unë kisha disa simptoma, por fatmirësisht asgjë serioze. E kalova me qetësi këtë përvojë, por në fillim kisha pak frikë”, ka thënë fillimisht Pezzella për Corriere dello Sport.

 “Por, simptomat e mia nuk ishin shumë të forta dhe u përpoqa të qëndroj i qetë. Disa ditë kanë kaluar tashmë dhe unë mendoj se do të duhet të bëj një provë të re për të parë nëse tani testi është plotësisht negativ”, përfundoi kapiteni i Violas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco