Sulmuesi i Chelseat mposht Koronavirusin, e konfirmon trajneri Lampard

Sulmuesi i Chelseat mposht Koronavirusin, e konfirmon trajneri Lampard

19:31, 27/03/2020

Trajneri i Chelseat, Franck Lampard, ka njoftuar këtë të premte se futbollisti i tij, 19-vjeçari anglez Callum Hudson-Odoi, i cili u prek nga Koronavirusi, është shëruar tashmë.

Sulmuesi Hudsoi-Odoi ishte i pari futbollist i prekur nga COVID-19 në Premier Ligë, ndërkohë pezullimi i kampionatit e gjeti Chelsean në vendin e 4-t.

“Kam folur me Callum dhe është një lajm i madh që është shëruar. Kam folur me të gjatë javës së parë kur u infektua dhe ka qenë një kohë e vështirë. Fatmirësisht, ai nuk ka vuajtur dhe aq shumë dhe ne jemi të lumtur që e mposhti virusin. Edhe pak edhe do të ndjekë udhëzimet njësoj si e gjithë skuadra”, deklaroi Lampard.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco