Djali i ish- presidentit të Real Madrid: Nuk e dimë nëse është djegur trupi i babait

Djali i ish- presidentit të Real Madrid: Nuk e dimë nëse është djegur trupi i babait

18:55, 27/03/2020

Pak çaste më parë në Spanjë u përhap lajmi se familja e ish-presidentit të Real Madrid, Lorenzo Sanz, nuk e dinin se ku ndodhej trupi i famijarit të tyre.

Gjatë një interviste për programin “Salvame” të TeleCinco, djali i ish-presidenit të Realit ishte shprehur se ata nuk e dinin nëse trupi i babit të tij ishte djegur apo jo.

Dhe kaq mjaftoi që në Spanjë të përhapej lajmi se familjarët e Lorenzo Sanz nuk e dinin se ku ishte njeriu i tyre.

Mirëpo djali i Lorenzos, Fernando Sanz me anë të një postimi në twitter sqaroi gjithçka, ai u shpreh se ata nuk thanë se nuk e dinin se ku ndodhej, por nuk e dinin nëse trupi i tij ishte djegur apo jo.

Ideja fillestare ishte për të çuar në krematorium më 24 mars, por ceremonia u shty për shkak të kolapsit të institucioneve të funeralit në Madrid, si pasojë e numrit shumë të lartë të vdekjeve.

Meqë ishte e pamundur që procesi të bëhej në varrezat e San Isidoro, trupi i pajetë i Lorenzo Sanz u nis drejt Escorial.

Familja Sanz nuk mund t'i thonin dot lamtumirë njeriut të tyre për shkak të masave të marra nga autoritetet spanjolle, por ata ka qenë në dijeni gjatë gjithë kohës se ku ndodhej trupi i tij. E vetmja gjë që ata nuk e kishin të qartë, ishte nëse atij i ishte kryer djegia e trupi apo ndodhej akoma në morg, pasi nuk kishte ardhur ndonjë njeri për t’i njoftuar.

“Në lidhje me një zhdukje të pretenduar të trupit të babait tim, për të sqaruar se ne vetëm thamë se ne nuk e dinim nëse  trupi i tij ishte djegur, pasi autoritetet na kishin thënë se do të na njoftonin. Jo se nuk e dinim ku ishte".

Kujtojmë që i infektuar me Covid-19, është dhe djali tjetër i Lorenzos, Paco Sanz.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco