Interi ‘gjen’ përforcimin e ardhshëm, synon të transferojë me parametra zero...

Interi ‘gjen’ përforcimin e ardhshëm, synon të transferojë me parametra zero...

11:48, 27/03/2020

Drejtuesit e Interit kanë “piketuar” goditjen e radhës në merkato.

Sipas informacioneve të “Calciomercato”, Beppe Marotta po monitoron nga pranë situatën e mbrojtësit veteran të Tottenhamit, Jan Vertonghen.

Transferimi pritet të kryhet gjatë verës kohë kur 32-vjeçarit i skadon kontrata me klubin britanik dhe do të kryente një lëvizje drejt Milanos me parametra zero.

Kalimi i belgut te zikaltrut, do ta lejonte Skriniar të luante në anën e djathtë në qendër të mbrojtjes, ku ka treguar se mund të japë më shumë. Vertonghen do  të ishte një përforcim shumë i mirë, duke parë se mund të luajë edhe në mbrojtjen me 3 dhe 4 lojtarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco