El Shaarawy: Situata në Kinë është përmirësuar, Italia më mungon

El Shaarawy: Situata në Kinë është përmirësuar, Italia më mungon

22:57, 26/03/2020

Ish-futbollisti i Milanit dhe Romës, Stephan El Shaarawy, që tashmë inkuadrohet në Superligën kineze, ka folur mbi situatën e vështirë  që po përballet bota, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

El Shaaraëy kaloi te Shanghai Greenland Shenhua gjatë janarit, për 16 milionë euro, por deri më tani ka luajtur vetëm 13 ndeshje, pasi sezoni u pezullua si pasojë e Covid-19.

Image

27 vjeçari ka bërë të ditur se situata në Kinë po përmirësohet, si dhe ka shprehur mallin e tij për Italinë.

“Situata është përmirësuar. Është një qytet që ka filluar të kthehet në jetë. Po bëjmë mirë. Është mesazh shprese për gjithë botën” ka thënë El Shaarawy.

“Kam lënë shumë gjëra në Romë, jo vetëm futbollin. Ndihem sikur ishte pjesë e familjes. Më mungon Italia” ka thënë tej italiani.

El Shaarawy ka kontratë të vlefshme në Kinë, deri në qershor të vitit 2022.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco