Kampioni i Botës urdhërohet të izolohet, takoi Princ Çarlsin që ka Koronavirus

Kampioni i Botës urdhërohet të izolohet, takoi Princ Çarlsin që ka Koronavirus

18:12, 26/03/2020

Boksieri anglez, Antoni Joshua, kampioni i botës për pesha të rënda, është urdhëruar të rrijë në izolim në shtëpi, duke qenë se ka takuar Princ Çarlsin e Anglisë, i cili rezultoi pozitiv në testin e Koronavirusit.

Infektimi i Princ Çarlsit, i cili është pasardhësi i fronit britanik, u bë i ditur të mërkurën, ndërkohë boksieri Joshua tashmë duhet të ndjekë procedurat e vetëkarantinimit.

“Antoni Joshua është në shtëpi dhe po ndjek të gjitha udhëzimet e qeverisë. Ai është në formë dhe mirë me shëndet”, deklaroi zëdhënësi i tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco