Ndërron jetë ish-trajneri i kombëtares së Francës

Ndërron jetë ish-trajneri i kombëtares së Francës

17:24, 26/03/2020

Ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 87 vjeçare, ish-trajneri i kombëtares së Francës, Michel Hidalgo.

Pak ditë më parë, ai festoi ditëlindjen e 87-të, ndërsa sot familjarët e tij njoftuan për vdekjen e tij.

Për më të rinjtë, ky emër me siguri nuk thotë asgjë, por Michel Hidalgo është trajneri i parë që ka arritur të fitojë Kampionatin Evropian me ekipin e Francës në vitin 1984, me një fitore në finale kundër Spanjës.

Gjithashtu, Hidalgo ka qenë dhe drejtor teknik  i përfaqësuese franceze dhe klubit të Marsejës.

Ndërsa, në karrierën e tij futbollistike si lojtar, ai ka luajtur për ekipin e Le Havres, Reimsit dhe Monacos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco