Jose Mourinho pëlqen mbrojtësin e Interit

Jose Mourinho pëlqen mbrojtësin e Interit

16:48, 26/03/2020

Mori drejtimin e Tottenham në nëntor të vitit të shkuar pas largimit të Mauricio Pochetinos, Jose Mourinho  është përballur me jo pak vështirësi te klubi anglez.

Dhe me hapjen e kësaj merkato verore, trajneri portugez po përgatitet që të bëjë disa ndyshime në skuadër. “The Special One” kërkon ta forcojë ekipin në mbrojtje dhe sipas Mirror , ka shënjestruar Diego Godin.

Mourinho dëshiron të zëvendësojë Jan Vertonghen, kontrata e të cilit përfundon në qershor. Belgu me shumë gjasa nuk do ta zgjasë kontratën dhe pritet largohet nga Londra. 

Kujtojmë që, Diego Godin nuk po kalon momente të mira te Inter. Mbërriti  këtë verë në Itali te ekipi zikaltër, uruguaiani nuk ka mundur të fitojë një vend në mbrojtje dhe deri më tani ka luajtur vetëm 16 nga 26 ndeshjet e Serisë A, 12 si lojtar titullar. Manchester United dhe Valencia janë gjithashtu të interesuar për Godin.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco