Lewandowski: Sa të kalojë pandemia e koronavirusit, do të fitoj Championsin me Bajernin

Lewandowski: Sa të kalojë pandemia e koronavirusit, do të fitoj Championsin me Bajernin

15:45, 26/03/2020

Robert Lewandowski dëshiron që të kthejë në realitet ëndrrën.

Sulmuesi polak i Bayernit thotë që skuadra e tij është mirë fizikisht dhe pasi të kalojë situata e pandemisë bavarezët do të triumfojnë në Champions League.

“Këtu po luaj në një nga klubet më të mëdha në botë. Jam i lumtur, skuadra është rritur shumë dhe shpresoj që një ditë të fitojmë edhe Champions-in. Është një trofe që e kam ëndërruar që kur isha fëmijë”.

Në lidhje me situatën aktuale, Leva u shpreh se ishte duke u stërvitur në shtëpi dhe se shpresonte që kjo gjendje të mbarojë sa më shpejt.

“Është një situatë e vështirë për të gjithë. Shpresoj që të kalojë shpejt dhe Bayerni do të rikthehet të plotësojë objektivat, edhe triumfin në Champions”, përfundoi Lewandowski gjatë një interviste prë “BildSport”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco