Prekëse/ Basketbollisti i NBA ka nënën në gjendje kome prej Koronavirusit

Prekëse/ Basketbollisti i NBA ka nënën në gjendje kome prej Koronavirusit

20:27, 25/03/2020

Karl-Anthony Towns, basketbollisti i Minnesota Timberwolves në NBA, ka dashur të ndajë me fansat përvojën e tij të hidhur me Koronavirusin. 

Nëpërmet një videoje në Instagram, ai rrëfeu se nëna e tij, aktualisht, është në gjendje kome farmakologjike, pasi u testua pozitive me Covid-19:

“Nuk e kam parë me ditë të tëra”, rrëfeu ai me lot në sy.

“Po pres përditësime nga klinika ku është shtruar për gjendjen e saj. Është shumë e vështirë. Por përpiqem të jem pozitiv dhe sa më i fortë për të gjithë familjen time. Doja ta bëja këtë video për ta sqaruar se kjo është serioze. Kjo sëmundje është e vërtetë. Mbani distancë sociale, mos shkoni në vende të mbushura me njerëz! Do të vazhdojmë të luftojmë dhe do ta mposhtim këtë virus!”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco