Gjatë kësaj kohe izolimi dhe për rrjedhojë mungesës së futbollit, të gjithë lojtarët po gjejnë profesione të ndryshme.
Mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Layvin Kurzawa, vendosi të provojë veten në këndim.
I shëndërruar në një reper, Kurzawa publikoi në rrjetin e tij social një video, ku shfaqej duke kënduar këngën e këngëtarit Kalash “Salam”.
Fansat e tij në Instagram e pritën shumë mirë performancën e futbollistit dhe komentet positive ishin të shumta.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: