Lojtarët dhe stafi pranojnë uljen e pagave për të shpëtuar klubin

Lojtarët dhe stafi pranojnë uljen e pagave për të shpëtuar klubin

17:52, 25/03/2020

Union Berlin ka njoftuar se ekipi i parë dhe stafi kanë rënë dakord të heqin dorë nga pagat e tyre për të ndihmuar klubin gjatë Pandemisë të Koronavirusit.

Skuadra e Bundesligës, e cila luan në elitën gjermane për herë të parë këtë sezon, po llogarit koston e mos luajtjes së ndeshjeve, ku futbolli në Gjermani është pezulluar që nga 13 marsi për shkak të Covid-19.

Anëtarët e tjerë të stafit gjithashtu kanë rënë dakord të kenë ulje pagash, pasi të gjithë në klub janë së bashku gjatë krizës, me sezonin i cili nuk pritet të nisë para muajit maj.

Liga Gjermane e Futbollit (DFL) konfirmoi të martën se pezullimi në Bundesliga dhe Bundesliga 2 do të zgjasë deri më 30 prill.

“Këto janë rrethana të jashtëzakonshme me të cilat duhet të merremi”, tha presidenti i Unionit, Dirk Zingler në një deklaratë. 

“Qëllimi i klubit tonë është futbolli. Nëse ai pushon së ekzistuari, atëherë ai do të prekë thelbin e ekzistencës sonë”, theksoi kreu i klubit berlinez. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco