Ja sa mjete dhuruan avokatët e Kosovës pas tërmetit në Shqipëri

Ja sa mjete dhuruan avokatët e Kosovës pas tërmetit në Shqipëri

14:47, 21/02/2020

?Themeluesi i Fondacionit për bamirësi “Firdeus” Elvis Naçi, i falenderoj përzemërsisht avokatët vullnetar të Odës së Avokatëve të Kosovës, i cili tha se grumbullimi i shumës prej 6365 euro, avokatët treguan dhe dëshmuan solidaritetin dhe përkushtimin e tyre në vepër për të ndihmuar njerëzit në nevojë në Republikën e Shqipërisë, pas tërmetit me pasoja, viktima në njerëz dhe dëme të mëdha materiale.

Të hollat e grumbulluara, me datë 15.02.2020 në Tiranë, në emër të avokatëve të Kosovës, kryetari i OAK-së Osman Havolli i cili me rastin e dorëzimit të tyre tha se sado që kjo shumë e të hollave nuk është e madhe, shprehë dhe përcjellë mesazhin e solidaritetit të avokatëve vullnetar të Kosovës, të cilët me mendje dhe shpirtë janë afër njerëzve të goditur nga tërmeti.

Themeluesi i Fondacionit Elvis Naçi, garantoj se të hollat e grumbulluara nga avokatët, do të shkojnë dhe do të shfrytëzohen për njerëzit në nevojë, duke kërkuar nga kryetari i OAK-së t’i falenderoj përzemërsisht avokatët e Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco