Sot protestohet para zyrës së avokatit Tomë Gashi, shkaku i sjelljes së tij ndaj lypsarit

Sot protestohet para zyrës së avokatit Tomë Gashi, shkaku i sjelljes së tij ndaj lypsarit

07:58, 19/02/2020

Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR), sot do të protestojë para zyrës së avokatit Tomë Gashi.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se protesta do të fillojë në ora 12:00, dhe do të protestohet për sjelljen abuzive dhe shkeljen e të drejtës themelore për dinjitet.

“Avokati Tomë Gashi është parë duke shqelmuar paratë dhe abuzuar verbalisht një person i cili po kërkonte lëmoshë në sheshin Nënë Tereza në Prishtinë. ‘Youth Initiative for Human Rights Kosovo’ – YIHR KS dënon fuqishëm sjelljen abuzive të avokatit Tomë Gashi dhe gjithmonë do të vazhdojë të kundërshtojë akte të tilla të dhunës”, thuhet në njoftimin për media.

 

Kujtojmë se, avokati Gashi para disa ditësh është incizuar duke shkelmuar paratë e një lypsari në sheshin “Nënë Tereza”, në Prishtinë.

Gashi ka thënë se ka shqelmuar paratë e lypsarit pasi që ai është ofenduar rëndë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco