Grip me temperatura ekstreme, mjekët: Ja çfarë duhet të bëni

Grip me temperatura ekstreme, mjekët: Ja çfarë duhet të bëni

17:59, 18/02/2020

Gripi vijon qarkullimin me intensitet të lartë. Edhe pse në javën e gjashtë specialisitët kanë vënë re një rënie të rasteve të prekur, sëmundshmëria nga Ah1n1 dhe gripi i tipit B është 7% më i lartë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Temperatura e lartë është një nga karakteristikat e gripit në qarkullim. Prindërit, shpesh përfshihen nga paniku, sidomos kur përballen me ngritje të temperaturës edhe dhënies së paracetamolit.

Mjekët pediatër këshillojnë të ruhet qetësia, të respektohen dozat dhe oraret e dhënies së antipiretikeve.

“Paracetamolët duan një kohë të përthithen dhe më pas të veprojnë, mund të kapin edhe vlera të larta të temperaturave dhe nevojitet një zhveshje e bebit. Pas dy orëve të dhënies së këtij medikamenti, nëse kemi temperatura të të lartë, mund të këmbejmë kombinime të medikamenteve”, shprehet Esmeralda Skuka, mjeke pediatre.

Në periudhën e zgjatur të gripit nuk kanë munguar as rastet e fëmijëve që shfaqin temperaturë të ulët, nën 36.

Mjekët e shpjegojnë arsyet, por dhe mënyrën sesi duhet të veprojnë prindërit në këto raste.

“Ulja e temperaturës ndodh nga përdorimi i paracetamolit dhe ibuprofenit. Në rastet kur paracetamolin e përdorim më tepër se sa duhet, mbetet në mëlçi. Pasi ne nuk do ta përdorim më, do të bëhet çlirimi i tij dhe ne e kemi në qarkullim”, shprehet mjekja.

Sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, personat mbi 60 dhe moshat pediatrike rezultojnë me të prekur nga gripi këtë periudhë. 23 400 persona sëmurën çdo javë nga gripi i tipit A dhe B, i cili deri tani ka marrë jetën e dy grave të moshuara./A2

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco