ALARMI/ Shqipëria po tkurret dhe plaket

ALARMI/ Shqipëria po tkurret dhe plaket

17:00, 16/02/2020

Shqipëria po tkurret dhe plaket. Sikur të mos mjaftonte largimi masiv, kryesisht I të rinjve nga vendi, popullsia e moshuar është rritur me afro 4 herë krahasuar me fillimin e viteve ’90.

Instituti i Statistikave parashikon se në 2031, mosha mesatare e shqiptarëve do të jetë 42 vjeç.

Edhe numri i popullsisë po vazhdon të bjerë nga viti në vit. Deri në 2031, sipas INSTAT, vetëm popullsia e Tiranës pritet të jetë më e lartë se ajo e vitit 2019, duke arritur në rreth 954 mijë banorë, ose 35 % e popullsisë së vendi.

Gjirokastra dhe Kukësi do të vazhdojnë të jenë qarqet me popullsinë më të ulët, respektivisht me rreth 53 mijë dhe 60 mijë banorë.

Por çfarë po ndikon në tkurrjen dhe plakjen e popullsisë shqiptare, që deri në vitet 2000 konsiderohej më e reja në Europë.

Emigrimi masiv në vitet e fundit është një shkaktarët kryesorë në uljen e popullsisë, ndërsa rënia drastike e lindjeve ndikon në plakjen e saj.

Sipas EUROSTAT, gjatë vitit 2018 janë dhënë 9 288 leje qëndrimi për qytetarët shqiptarë nga vendet e Bashkimit Europian për arsye punësimi.

Lejet e qëndrimit për punë përbëjnë rreth 15% të lejeve të lëshuara, duke pësuar një rritje me rreth 65% krahasuar me vitin 2017, kur u dhanë 5 622 leje qëndrimi për të njëjtat arsye.

Në vend të parë është Gjermania me 3 549 leje punësimi, vend i cili po tërheq në masë edhe mjekët dhe infermierët nga Shqipëria.

Më pas qëndron Italia me 1 675 leje të dhëna, Greqia me 1 635 leje dhe Kroacia me 1 072.Malta është destinacioni më i ri i punësimit për shqiptarët.

Në vitin 2018 ky shtet dha 468 leje të reja qëndrimi për arsye punësimi për shqiptarët, nga 161 që kishte dhënë një vit më parë.

Ndërkohë, vetëm në 3 mujorin e parë të 2019, rreth 40 mijë shqiptarë kanë lënë vendin.

Situata është me të vërtetë dramatike.../Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco