Kumanovarët e 'pushtojnë' Gjilanin

Kumanovarët e 'pushtojnë' Gjilanin

14:52, 15/02/2020

Pas hapjes së pikë kalimit kufitar Bellanoc Stançiq,  me dhjetra e qindra qytetarë nga komuna e Kumanovës e venbanimeve të tjera, vazhdojnë të vizitojnë Gjilanin tashmë vetë rreth 50 kilometra larg njër tjetrës. 

Me hapjen e kësaj pike Kumanova me Gjilanin   afrohen për rreth një orë, në krahasim me të kaluarën që duhej udhtuar rreht tre orë.

Nuk i ndal dot as shiu e as bora, për të lëvizur nga njëra anë në tjetrën, për të vizituar  vendbanimet shqiptare, familjarët e për të shkëmbyer shumë gjëra të përbashkëta vëllazërore.

Derisa për degada  mos hapja e kësaj pike kishte ndarë shqiptarët në dy pjesë dhe kishte bër l?vizjen e tej zgjatu me mbi 200 kilometra ardhje vajtje nga Hani i Elezit.

Për dy javë sa është hapur ky pikë kalimi qyteti i Gjilanit dhe rrethina janë vërshuar nga komanovarët. 

Automjete të shumta  me targa të Kumanovës shihen në pjesët kryesore të Gjilanit, konkretisht në qendrat e mëdha tregtare, restorantet e kafiterit, por pa lënë anash as  pjesët jera të cilët vizitorët janë kureshtar t'i shohin e vizitojnë.

Jo vetëm kumanovarët, por edhe gjilanasit shprehen të emocionuar  kur shohin  shqiptarët.

Vetura të shumta me tabela KU,  me familjarë të moshave të ndryshme shihen gjithandej në Gjilan, dikush në tregtore, të tjerë në kafiteri e restorante, por edhe duke u shetitur  e realizour forografi në pjesët më të mira të qytetit. 

Derisa një i moshuar nga Komunaova shikonte nga makina  objektet e larta në ndërtim,  nisin ti dalin lotët nga emociaonet. Ai kishte qenë në Gjilan para dyzetë vjetësh edhe pse  ishin larg vetë 40 minuta rrugëtim.  Ndërsa tash shprehet i lumtur që është hapur kufiri dhe shqiptarët enden andej e këndej torjeve të tyre. 

Edhe disa të rinjë po ashtu nga Kumanova kishin ardhur  për herë të parë në Gjilan vetëm për sheti.

Nga ana tjetër ky qytet vazhdon të mbetet jashtëzakonisht i vizituar  edhe nga qytetarët shqiptarë nga Preshave  Bujanoci, por edhe serbët e Vranjës e Nishit.

Pra Gjilani tashmë është shëndrruar në një kryeqytet  i shqiptarëve të këtyre trevave, por i cili kërkon edhe më shumë investime.  

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Më të lexuarat
    Denonco