Nënkryetarja e kuvendit thumbon avokatin për sjelljet

Nënkryetarja e kuvendit thumbon avokatin për sjelljet

13:40, 15/02/2020

Nuk është njerëzore e as e drejtë të sillesh me përçmim dhe të ngacmosh me të varfërit dhe më të dobtit, thotë nënkryetarja e Parlamentit të Kosovës Arbërie Nagavci.

Sipas saj çdo kush duhet ta dijë, e sidomos ata që merren me drejtësi, se respektimi i plotë i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut është i garantuar për secilin dhe duhet të respektohet nga secili.

Nënkryeparlamentarja e vendit, shtoi se zhurma e lypsarit s'do të duhej të heshtet, ajo është zhurmë që bënë thirrje për reflektim përtej saj. Republika e Kosovës ka organet, institucionet e entet që do të duhej të merreshin me secili rast dhe atë në mënyrë shumë të ndjeshme dhe asesi një qytetar të vendos vet drejtësi, kushdo qoftë ai.

"Është obligim i institucioneve për të krijuar kushte e mirëqenje për qytetarët, për t’u siguruar se inspektorati kryen punën e vet, se keqbërësit marrin përgjegjësi sipas ligjit e ata në nevojë mbështeten e përkrahen", tha Nagavci.

SIpas saj akti i mbrëmshëm është i gabuar dhe nuk mund të justifikohet. Dënoj çdo akt e sjellje që cënon apo denigron tjetrin, pa marrë parasysh nga kush vjen dhe ndaj kujt ushtrohet.

 Nëkryearja e parlamentit të Kosovës, tregon se "Të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë në dinjitet dhe në të drejta. Ata kanë arsye dhe ndërgjegje dhe duhet të sillen ndaj njëri tjetrit me frymë vëllazërimi", Neni 1, Deklarata e Përgjithshme mbi të Drejtat e Njeriut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco