Edhe kryetari i BSPK-së reagon për largimin nga puna të sindikalistit nga KEDS-i

Edhe kryetari i BSPK-së reagon për largimin nga puna të sindikalistit nga KEDS-i

09:44, 15/02/2020

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës Avni Ajdini, ka  shpreh indinjatën e thellë ndaj shkeljes së të drejtave të punëtorëve në vazhdimësi në kompaninë KEDS me theks të veçantë në këtë rast me kolegun Rashit Gashi, sekretar i Federatës së Sindikatave të Pavarura Elektrokosova –FSPE.

Sipas tij largimi nga puna i  Rashit Gashit, sindikalist aktiv në KEDS, është një goditje e drejtpërdrejtë e KEDS-it kundër sindikatave, punëtorëve dhe ligjeve ekzistuese në Kosovë. 

"KEDS-i, me këtë largim të një sindikalisti aktiv qëllimisht shkel ligjin, respektivisht: Ligjin mbi Organizimin Sindikal, Ligjin e Punës, Kontratën Kolektive etj. të cilat anëtarëve sindikal u garantojnë imunitet dhe punëtorëve të drejta të organizohen nëpër sindikata", tha Ajdini.
 
Kryetari i BSPK-së  shtoi se me këtë akt arrogant, menaxhmenti i KEDS-it sfidon edhe organet kompetente, si inspektoratin e punës dhe institucionet ligjore të vendit dhe jashtë saj.

"Ne si BSPK për këtë rast do të kërkojmë edhe ndihmë ndërkombëtare tek Konfederata Botërore e Sindikatave (ITUC – International Trade Union Confederation), në Organizatën Ndërkombëtare të Punës – ONP/ILO, në Rrjetin Global të Sindikatave Elektro-energjetike (GPTU -Global Power Trade Union) dhe tek Sindikatat Turke HAK-IS dhe TURK-ISH, organizata me të cilat BSPK bashkëpunon ndër vite", tha kryetari Avni Ajdini.

BSPK-ja, e ka një mesazh të qartë për menaxherët e Kompanisë KEDS: “Askush nuk është mbi ligjin”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco