Dy vdekje enigmatike brenda 24 orëve, spitali sqaron rrethanat

Dy vdekje enigmatike brenda 24 orëve, spitali sqaron rrethanat

19:03, 14/02/2020

Gjatë mbrëmjes së djeshme, një 33-vjeçar me inicialet M.S dhe një 45-vjeçare me inicialet Q.SH, kanë ndërruar jetë në Spitalin e Prizrenit, në rrethana të dyshimta.

Të dy personat që kanë gjetur vdekjen ishin dërguar në spital pavetëdije, pavarësisht se u janë ofruar të gjitha trajtimet mjekësore, ata nuk kanë arritur t’i shpëtojnë, thonë mjekët.

Rastet enigmatike janë raportuar në Policinë e Kosovës dhe po hetohen si “vdekje të dyshimta”.

Vdekje e dyshimta janë raportuar të kenë ndodhur mbrëmë në Spitalin e Përgjithshëm “Prim Dr Daut Mustafa”, në Prizren. Arsyet e vdekjes, ende janë duke u hetuar.

Shefi i Njësisë së Mjekimit Intenziv Qendror, Mentor Rexhbecaj ka dhënë detaje mbi rastet në fjalë.

Në deklarimin e tij, Rexhbecajt thotë se të dy pacientët kishin arritur në spital pavetëdije.

Duke iu referuar rastit të 33-vjeçarit, mjeku thotë se ishte pranuar në Mjekimin Intenziv Qendror rreth orës 07:00 të mëngjesit, e i cili kishte ndërruar jetë rreth orës 10:00, po atë ditë.

“Pacientit i janë ofruar të gjitha tretmanet e duhura diagnostike, terapeutike, medikamentoze dhe intervente (frymemarrja artificial – ventilimi mekanik), janë bërë analiza laboratorike, si dhe konsultimet e duhura të mjekëve të profileve të ndryshem, që janë ndërlidhur me gjendjen shendetesore të pacientit. Por, edhe përkundër të gjitha këtyre masave, pacienti ka përfundu me vdekje, në ora 9:50 të së njëjtës ditë”, ka deklaruar Rexhbecaj.

Po në të njëjtën ditë, në gjendje të rënduar shëndetësore është sjellë edhe 45 vjeçarja, e cila ka ndërruar jetë rreth orës 12:00, të së njëjtës ditë.

“Rasti i dytë, pacientja Q. Sh, e datëlindjes  1975, pranohet në MIQ në ora 09:00 në gjendje të rëndë shendetësore e pavetëdijshme. Janë marrë të gjitha masat diagnostike dhe terapeutike, intervente (frymemarrja artificial – ventilimi mekanik), konsultimet, si dhe analizat laboratorike. Por, edhe përkundër të gjitha këtyre masave, pacientja përfundon me vdekje në ora 12:12 të së njëjtës ditë”.

Por, se cila ishte arsyeja që shkaktoi vdekjen e këtyre dy pacientëve ende nuk po dihet.

Në Spitalin e Prizrenit thonë se po e presin raportin e autopsisë për të ditur arsyet.

“Arsyet e vdekjes së dy pacientave janë ende duke u hetuar dhe deri në raportin e autopsisë nuk mund të japim ndonjë arsye përfundimtare. Pasi që kanë ndodh te pacientët që janë moshe e re dhe përkeqësimi i gjendjes së tyre shëndetësore ka ndodhur në rrethana të pasqaruara mirë”, kanë deklaruar nga spitali i Prizrenit.

Të duja rastet janë raportuar në Policinë e Kosovës, ku përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se të dy rastet po hetohen si vdekje të dyshimta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco