Nisin bisedimet për njohjen e patentave në Gjermani, iu vlen 30 mijë emigrantëve shqiptarë

Nisin bisedimet për njohjen e patentave në Gjermani, iu vlen 30 mijë emigrantëve shqiptarë

11:09, 14/02/2020

Një delegacion nga Ministria gjermane e Transportit ka ardhur në Shqipëri për t’u informuar lidhur me me procesin e trajnimit dhe marrjes së patentave të makinave në Shqipëri.

Takimi ka ardhur I kërkuar nga qeveria shqiptare, pasi njohja e ndërsjelltë e patentave midis dy vendeve I shërben më shumë se 30 mijë shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Gjermani.

Dje, Zv. Ministri I Infrastrukturës, Artan Shkreli priti z. Guido Zielke, Drejtor i Përgjithshëm i Trafikut Rrugor dhe Transportit dhe znj. Renate Bartelt-Lehrfeld, Drejtoreshë e Ligjit të Trafikut Rrugor në Ministrinë Federale të Transportit në Berlin, ardhur për një vizitë e cila ka si qëllim informimin nga afër të palës gjermane me procesin e trajnimit dhe të testimit për marrjen e lejedrejtimit në Shqipëri.

Ky ishte një takim i rëndësishëm me qëllim vijimin e vlerësimit të mëtejshëm të kërkesës së Shqipërisë për njohjen dhe konvertimit e lejedrejtimeve shqiptare në Gjermani.

Procesi ndihmon rreth 30,000 shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Gjermani.

I pranishëm në takim ishte dhe Zv.Ambasadori gjerman, Z. Johannes Dietrich.

Pala gjermane u njoh në terma të përgjithshme me investimet e ndërmarra nga DPSHTRR mbështetur nga MIE, për garantimin e kualifikimit dhe prodhimit të lejedrejtimit sipas parametrave të BE-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco