Analistja Adelina Hasani, thotë se dhuna ndaj fëmijëve në shkolle dhe në çerdhe, të cilat u shfaqen përmes disa video incizimeve në rrjete sociale, thjesht nuk flet për një dhunë të izoluar. Përkundrazi dhuna është shëndërruar në institucion edukues, sistematik. Andaj edhe diskutimet për këtë fenomen nuk duhet të jenë kaq të izoluara.
"Kjo çështje nuk duhet të heshtet, duhet të mbahet gjallë në diskursin publik derisa dhuna përfundimisht do të ndëshkohet brenda institucioneve të edukimit. Parandalimi i dhunës duhet të trajtohet në mënyrë emergjente, duke qenë çështje primare dhe e domosdoshme e sistemit të arsimimit në Kosovë. Mbi gjitha krijimi i një kulture jo të dhunshme, përmes sistemit të arsimit", tha Hasani.
© SYRI.net