Liqeni i Badovcit/ Ja çfarë kërkesash i'u adresohen MMPH-së dhe Komunës së Prishtinës

Liqeni i Badovcit/ Ja çfarë kërkesash i'u adresohen MMPH-së dhe Komunës së Prishtinës

19:07, 20/01/2020

Grupi për mbrojtjen e Liqenit të Badovcit kanë bërë publike kërkesën ndaj Ministrisë së mjedisit dhe Planifikimit Hapësinpor si dhe Komunës së Prishtinës, rreth vendimit për Badovcin, shkruan Syri.net Kosova.

Përmes këtij njoftimi të publikuar në faqen e tyre në Facebook ata kanë adresuar gjithsej 5 kërkesa të cilat mund t’i ndiqni në vijim:

Ky është postimi i plotë:

Keto jane kerkesat e grupit per Ministrine e Mjedisit dhe Planifikimit Hapesinor dhe Komunen e Prishtines.

1. Te anulohet Vendimi i Ministrisë se Mjedisit dhe Planifikimit Hapesinor me Nr. Prot. A-76/2019 i datës 27.06.2019 me të cilin shfuqizohet pjesërisht vendimi i Komunës me te cilin palës i refuzohet kërkesa për dhënien e kushteve ndërtimore për Lagjen në Badovc.

2. Te anulohet Vendimi i Komunës se Prishtinës i datës 26.12.2019 për caktimin e kushteve ndërtimore për ndërtimin e Lagjes në Badovc.

3. Te harmonizohen aktet nënligjore, qe rregullojnë mbrojtjen e zonave ujore: Vendimi i Qeverisë se Kosovës 16/127 për Badovcin, Udhëzimin Administrativ për Normat Teknike te Planifikimit Hapësinor dhe Udhëzim Administrativ MMPH – Nr.28/2014 Për Zonat e Mbrojtura Sanitare, me Ligjin Nr. 04/l-147 Për Ujërat e Kosovës.

4. Te fillohen procedurat qe zonën për rreth Liqenit te Badovcit ta shpallim peisazh te mbrojtur duke e bashkuar me Peisazhin e Mbrojtur te Germisë dhe në vendim te shënohet qe ndalohen te gjitha llojet e ndërtimeve në këtë zonë.

5. Te ndalohet planifikimi i lagjeve dhe objekteve turistike në zonat për rreth liqeneve akumuluese dhe te merren masa te menjëhershme, për largimin e objekteve ilegale dhe legale qe janë ndërtuar brenda zonës se dytë mbrojtëse (210 metra) të liqeneve akumuluese.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Më të lexuarat
    Denonco