Kryeqendra pa shporta/ Pritet të vendosen një mijë copë!

Kryeqendra pa shporta/ Pritet të vendosen një mijë copë!

15:18, 18/01/2020 Nga B.T

Edhe përkundër faktit se kryeqyteti i vendit, vazhdon të mbetet destinacioni kryesor jo vetë i thuajse gjithë qytetarëve të vendit tonë, por edhe shteteve fqinje per rreth, rajonit e më larg,  rrugëve, shesheve  e platovo kryesore  shihen pak shporti  xhepi mbeturinash.

Të bëshë një sheti në njërën nga rrugët kryesore të kryqendrës konkretisht në atë "Luan Haradinaj" konkretisht nga godina e Bankës Qendrore e deri te objekti ish Bankës së Lubjanës  në gjithë këtë pjesë në dy anët e saj mund të shohësh vetëm tri shporta të vogëlga, një një njërën anë e dy ë kahjen tjetër.

Një pjesë jo e vogël e tyre janë dëmtuar e vjedhur, derisa tashmë është planifikuar që në kryeqytet të vendosen një mijë shporta  xhepi. 

Qytetarë e edukuar e apo kulturuar kur u mbetet ndonjë mbeturinë  në dorë, duhet ta mbajnë për kohë jo të pakët për të gjetur ndonjë shportë për të hedhur atë e që në Prishtinë nuk janë të shumta.


Qytetari Ardian Noka, tregon për "Syri.net", se numri i vogël i shportave bënë që Prishtina të jetë jo e pastërt si duhet. Një pjesë e shportave janë dëmtuar e vjdhur dhe kanë mbetur pak për të mos thënë fare. 

Ai shpreson se komuna do të vendos shporta të tilla, në mënyrë që kryeqendra të bëhet e duket edhe më e pastërt.

Nga ana tjetër Medina Braha, drejtoresh e Drejtoratit të Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit në Komuna e Prishtinës, tha për "Syri.net", se 280 shporta janë vendosur gjatë 2016 dhe 2017 në kryeqytet.

Por sipas saj nga ato ka të dëmtuara një numër i madh dhe të cilat dëmtohen çdo ditë nga qytetarë të papërgjegjshëm.

Drejtoresha Medina Braha, tregoi se me kontratën e re të nënshkruar në fund të vitit 2019 i kanë të planifikuar të vendosin 1000 copë shporta. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco