Ligji që ndal problemin kronik të administratës, kontratat në vepër

Ligji që ndal problemin kronik të administratës, kontratat në vepër

15:28, 07/12/2019

Ligji për Zyrtar Publik i cili ishte ligji i parë që shkoj në kushtetuese ka normuar depolitizimin e administratës përmes rregullimit të mekanizmave më të efektshëm të meritokracisë, tha koordinatori kombëtar për reformën shtetërore Besnik Tahiri.

Sipas tij ky Ligj rregullon marrëdhënien e shtetit dhe zyrtarit publik. Me fusheveprimin e këtij ligji garantohet siguri juridike për zyrtarët publik duke vendosur rregulla të qarta sa i përket pranimit dhe avancimit të zyrtarëve publik. 

"Ky ligj ka ndal kontratat në vepër që ka qenë problem kronik i administratës së shtetit. Me këtë ligj kemi siguruar që zyrtari publik i shtetit të Kosovës të mbrohet sikurse në secilin vend të Evropës. Pezulimi i gjatë i këtij ligji e dëmton esencialisht reformën e shumëpritur të shërbimit civil. Pa dashur me u përzi, unë pres trajtim të shpejt dhe të drejt nga Gjykata Kushtetuese. Reforma nuk ndalet", tha Tahiri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco