Ja sa vjet duhet pritur për zgjidhjen e një rasti në gjykata

Ja sa vjet duhet pritur për zgjidhjen e një rasti në gjykata

15:14, 07/12/2019

Sivjet, gjykatat themelore të vendit, kanë pasur në punë 60 mijë e 398 lëndë civile, prej tyre 44 mijë e 213 të trashëguara nga vitet paraprake, ndërsa 16 mijë e 185 lëndë të reja, mëson "Syri.net".

Gjatë këtij nëntëmujori, gjykatat kanë arritur t’i zgjidhin vetëm 14 mijë e 837 lëndë, ndërsa në punë vazhdojnë të mbesin 45 mijë e 561.

Derisa në Gjykatën e Apelit, vitin 2019 e kanë filluar me 11 mijë 552 lëndë civile, derisa i kanë pranuar deri në tetor të këtij viti edhe 4 mijë e 959. Nga këto janë zgjidhur 6 mijë e 115, ndërsa vazhdojnë të mbesin në punë edhe 10 mijë 395 lëndë.

Gjithmonë në bazë të të dhënave zyrtare të SKGJK-së, mesatarja e zgjidhjes se një rasti civil në Gjykatën Themelore të Prishtinës, si gjykata më e madhe në vend dhe më e ngarkuara është 1 mijë e 763 ditë, apo rreth 5 vjet, ndërsa në përgjithësi në krejt gjykatat e Kosovës është 1 mijë e 121 ditë apo mbi 3 vjet.
Njësoj shqetësuese gjendja është edhe në Gjykatën e Apelit, ku një rast civil, kohë më parë ka pritur deri në 5 vjet, tash më rritjen e numrit të gjyqtarëve kjo kohë është reduktuar në katër, ndërsa po synojmë që ta rrisim efikasitetin edhe më shumë, ku një ankesë civile të zgjidhet brenda 2 apo 3 vjetësh, e qe do të ishte e përafërt me vendet e rajonit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco