S'ka ujë për ata që skanë ujëmatësit

S'ka ujë për ata që skanë ujëmatësit

11:47, 19/11/2019

Konsumatorë të ujësjellësit sipas njoftimit të 1 gushtit të këtij viti e i cili ishte njoftimi i fundit duke menduar qe t’u japim më tepër kohë që ju të pajiseni me ujëmatës, respektivisht t’i bleni ata (instaloni) apo të paktën që të na lajmëronit për ndonjë veprim konkret, në këtë drejtim ne ua kemi zgjatur kohën qe ju të keni mundësinë e blerjes së ujëmatësit dhe t’i vendosni ata sipas standardeve të kërkuara.

Aplikimi i shkyçjes individuale nga sistemi i shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit( në rast të mosinstalimit të ujëmatësit individual) është masa e cila ne nuk do të dëshironim të ndodhte, por në pamundësinë për të vazhduar me ketë formë, ne u kemi paralajmëruar më datën e lartëcekur se do te ketë masa shtesë për mos reflektim.

Andaj, nga dita e sotme 19 nëntor 2019, asnjë shtëpi në zona urbane apo rurale nuk mund të vazhdojë të ketë shërbimin e ofruar nga KRU “Prishtina” sh.a., nëse nuk e kanë të instaluar ujëmatësin (individual) .

E tërë kjo, bazohet në Vendimin e ARRU-së, të datës 20.06.2019 me nr. protokolli 419/02 mbi eliminimin e faturimit pa ujëmatës respektivisht, mosinstalimi i ujëmatësve apo refuzimi për bashkëpunim.
Pas instalimit të ujëmatësit dhe ofrimit të dëshmisë, KRU “Prishtina” sh,a , vazhdon tutje me procedurat për regjistrimin e ujëmatësit të konsumatorit me të dhënat e plotësuara 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco