Sindikata e RTK-së ka një kërkesë për deputetët e legjislaturës së shtatë

Sindikata e RTK-së ka një kërkesë për deputetët e legjislaturës së shtatë

09:53, 19/11/2019

Kryesia e SPERTK-së u ka dërguar një letër deputetëve të zgjedhur për legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës.

Në letrën publike, Sindikata e Punëtorëve e RTK-së kërkon nga deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës, që menjëherë pas formimit të institucioneve të reja ta përfshijnë në agjendën e Kuvendit miratimin e ligjit të ri të RTK-së.

“Sindikata u bën thirrje të gjitha partive politike që çështjen e ligjit të ri të RTK-së ta trajtojnë me urgjencë, sepse edhe situata në RTK është urgjente, duke filluar nga kushtet e punës e deri te kompletimi i anëtarëve të Bordit të RTK-së”, thuhet në letër.

Në letër, thuhet se si themelues i RTK-së, Kuvendi i Kosovës tash e 20 vjet ka dështuar ta miratojë ligjin e ri të RTK-së, për shkak të interesave të partive politike e nga të cilat ka pësuar më së shumti mediumi publik.

“Sindikata po ashtu kërkon nga përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare që të bëjnë trysni tek partitë politike për të miratuar ligjin e ri të RTK-së, i cili siguron financim të pavarur, ndërtimin e objektit të ri dhe digjitalizimin e arkivit në RTK”, thuhet në letrën e SPERTK.

“Të nderuar deputetë, Sindikata do të ndjekë nga afër angazhimin tuaj në lidhje me ligjin e ri të RTK-së. Nëse do të ketë zvarritje si deri më tani, ne jemi të detyruar të organizojmë protesta e greva deri në arritjen e kërkesave tona, të cilat janë ligjore dhe po ashtu janë detyrë e Kuvendit të Kosovës pasi është themelues i RTK-së”, përfundon letra e Kryesisë së SPERTK.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco