Lëshohet shtegu gjysmë kilometri në Grykën e Lumbardhit

Lëshohet shtegu gjysmë kilometri në Grykën e Lumbardhit

16:47, 18/11/2019

Është bërë përurimi i shtegut Via Ferrata "Panorama", i cili është projekt i realizuar në bashkëpunim mes Komunës së Prizrenit, Zyrës Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) përmes PPSE Program Swisscontact dhe shoqatës së bjeshkatarëve SHB "Sharri".

Shtegu është ndërtuar në gjatësi prej mbi 500 metrave dhe gjendet në Grykën e Lumbardhit, përkatësisht në kilometrin e pestë të rrugës Prizren-Recanë.

Me rastin e përurimit të këtij projekti, të pranishëm ishin edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, drejtoresha e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Kazaz, drejtoresha e Zyrës Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim – SDC, Katharina Stocker, kryetar i ShB “Sharri”, Sadik Shporta, si dhe të ftuar të tjerë të cilët kanë kontribuar në realizimin e këtij projekti.

Me këtë rast, kryetari Haskuka tha se Prizrenit i është shtuar edhe një atraksion i ri që do të ndikojë në zhvillimin e turizmit malor dhe do ta rrit ofertën turistike për qytetin.

Në realizimin e projektit është angazhuar gjithashtu edhe organizata nga Peja, Marimangat.

Shtegu Via Ferrata do të menaxhohet dhe mirëmbahet nga shoqata e bjeshkatarëve ShB Sharri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco