Mungesa e ujit të pijshëm në Prishtinë, KRU 'Prishtina' akuzon komunën

Mungesa e ujit të pijshëm në Prishtinë, KRU 'Prishtina' akuzon komunën

10:05, 18/11/2019

Reduktimet me ujë në vendin tonë vazhdojnë të jenë shqetësuese.

Shpesh edhe kryeqyteti është ballafaquar me këtë problem. Derisa ditëve të fundit mungesë me ujë të pijshëm po ka Llagjia “Mati 1”.

E, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a. fajin për këtë ia ka lënë sistemit të rrjetit të kanalizimit.

“Ditëve të fundit, ankesat për mosfurnizim me ujë të pijshëm kanë qenë të fokusuara në lagjen “ Mati 1” në Prishtinë.
Të nderuar konsumatorë, sistemi i rrjetit të kanalizimit në këtë zonë është bërë “ shkel e shko” jashtë çdo standardi të infrastrukturës dhe ai nuk është bërë nga ne, por nga kontraktorë të Komunës së Prishtinës.

Ndërsa, sistemi aktual i rrjetit të ujësjellësit ( që është bërë sërish nga Komuna e Prishtinës ) nuk përkon me rritjen e vazhdueshme të numrit të konsumatorëve”, thuhet në njoftimin e kompanisë, përcjelë Indeksonline.

E, problemet e tilla po shfaqen sipas kompanisë edhe në lagjen “Veternik”.


“Shembull konkret: Nëse në një zonë kanë qenë duke u furnizuar me ujë të pijshëm disa shtëpi private, aty pas rrënimit të tyre, janë ndërtuar banesa me më shumë se 200 familje dhe me doemos se infrastruktura përcjellëse, përcillet me probleme teknike.


Duhet bashkërenduar investimet infrastrukturore të ujësjellësit dhe kanalizimit, krahas planeve urbanistike dhe shtimit të numrit të konsumatorëve dhe se, takstat nga lejet e ndërtimit i merr Komuna e Prishtinës dhe ata duhet investuar në sigurimin e infrastrukturës për ata konsumatorë.
Ne jemi duke punuar me kapacitete maksimale nga të trija fabrikat trajtuese të ujit, derisa problemet po ndodhin brenda në lagjet e lartëcekura”.

Në fund, Ujësjellësi “Prishtina” shkruan se nëse infrastruktura aktuale nëse mbetet si e tillë, nuk i përballon dot ndërtimeve të reja, nëse nuk investohet në zgjerimin e rrjetit, gjegjësisht në infrastrukturë (kanalizim e ujësjellës).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco