Trepça në kolaps/ Minatorët po vazhdojnë edhe sot grevën

Trepça në kolaps/ Minatorët po vazhdojnë edhe sot grevën

13:12, 12/11/2019

Minatorët e kombinatit metalurgjik Trepça në Kosovë kanë hyrë në ditën e dytë të grevës.

Ata thonë se greva do të vazhdojë deri në plotësimin e kushteve të kërkuara.

Gani Osmani nga Sindikata e Punëtorëve të kësaj ndërmarrje, ka thënë se do të vazhdojnë me grevën deri në përmbushjen e kërkesave.

“Edhe sot greva po vazhdon për të njëjta kërkesa, por ende nuk ka diçka përfundimtare. Kërkesa e parë është paga që nuk është dal që për muajin e kaluar, ndërsa kërkesa e dytë është ushqimi i dobët dhe ajo e treta është mungesa e mjeteve të punës, si rroba pune, çizme dhe doreza. Përveç dje, sot nuk jemi takuar me menaxhmentin e Trepçës”, u shpreh Osmani.

Ai tha se për momentin nuk do të ketë radikalizim të masave.

“Aktualisht do të vazhdojmë vetëm me grevë dhe nuk ka radikalizim të masave”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco