Minatorët e Novobërdës në grevë, kërkojnë shkarkime e hetime

Minatorët e Novobërdës në grevë, kërkojnë shkarkime e hetime

10:13, 02/03/2021 Nga B.T

Edhe rreth 160 minatorët e Novobërdës nga e mërkura kanë hyrë në grevë, për shkak se të mos pagesës së plotë të pagave të janarit për minatorët, derisa stafit i sigurimit nuk e kanë marr asnjë cent të janarit, derisa po ashtu as pagat e shkurtit nuk janë gati. 

Punonjësit shkojnë  në tri ndërrimet në punë, por nuk punojnë fare vetëm rrinë, duke vazhduar grevën. 

Minatorët kërkojnë shkarkimin e bordit menaxhues të Trepçës, realizimin e një auditimi të plotë,  për shkak të dyshimeve  për korrupsion dhe nisjen e hetimeve nga prokuroria  për korrupsionin me tenderë.

Aty mbretëron qetësi, ku pos cicërimave të zogjëve, asaj të erës e pyjeve dhe ujit që rrjedh nga kodra te poshtë nuk dëgjohet asnjë krismë që tregon se po punohet nga minatorët. 

Grevistët rrinë  në pjesë të ndryshme, duke pritur ndonjë lajm të mirë.
 
Mjete të ndaluara, depo të mbyllura, buldozherë në heshtje e lokomotivat jo duke punuar tregon për qetësinë e krujuar pas grevës.

Derisa gjatë ditëve tjera aty gjatë 24 oraëve  punohet nga punonjës në tri ndrrime dhe zhurma   dëgjohet gjithandej. 

Horiztoni i vetëm i cili punon në këtë anë është 5 me një gjatësi rreth një kilometër, nga i cili rreth 60 minatorët nxjerrin nën stop minerare të ndryshme plumbi e zinku.

Kjo minier apo horizont shtrihet rreth pesëdhjetë kilometra larg kryeqendrës në një komunë  e vogël, por e pasur me minerare jo të pakta e të njohura ndërkombëtarisht.

Aty pos blumbit e zinkut ka edhe ari e argjend e minreare tjera.

Dikur ishte një komunë e njohur dhe e madhe, por tash ka mbetur thuajse sa një grusht banorësh. 

Nëntë horizonte  apo miniera  janë nën kodrinat me male të mëdha të Komunës së Artanë apo Novobërdës, ku para luftës aty punonon qindra minatorë e puntorë derisa tash punohet vetëm në njërin nga nëntë horizontet me  rreth 160  apo rreth 25 për qind e numrit të para disa degadash.

Rruga e cila të shpija drejt minierave të kësaj ane shtrihet  thuajse në mes kodrinave me pyje të gjelbëruar dhe miniera e vetme e cila funksion tani është ajo në fshatin Marec jo pak kilometra ndërmjet fshatrave Prekoc  e Krilevë.

Posa shihen disa hekurishte të mëdha të ndryshura në dy anët e rrugës mund të kuptosh se je afruar tek miniera e ku edhe një shenj tregon për minierën. 

Lihet rruga e asfaltuar për të vazhduar disa metra  nëpër rrugë me gurë e me baltë për tu afruar tek zyrat e minierës e horizontet në fillim të shpatieve të gjelbëruara. 

Mes gjelbërimit  nisin të shfaqen disa objekte të ndryshkura, e më lartë edhe objekte tjera të vjetëruar, por edhe një i ri.

E rruga që të shpije drejt minierave asht jo e përshtatshme për ecje.

Infrastruktura është jo adekuate, ku shihet se mungojnë investimet e duhura, po ashtu edhe mjetet e punës për të punsuarit. 

Jo larg zyrave dhe një horizonti jo funksional, ia mësyejmë dhe më lart kodrës drejt horizontit 5 ku thuajse punon i vetmi nga 9 sa janë. 

Mineraret e nxjerra nga kjo miniera më pas barten me maune drejt flotacionit të Kizhnicës pë përpunim. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco