Gruaja pëlqente Sinan Hoxhën, burri Anën/ Sherr në familje në Tiranë, bashkëshortja tenton të vrasë veten

Gruaja pëlqente Sinan Hoxhën, burri Anën/ Sherr në familje në Tiranë, bashkëshortja tenton të vrasë veten

20:07, 21/01/2021

Simpatia e deklaruar nga gruaja për këngëtarin Sinan Hoxha dhe e burrit për Anën, vajzën pjesëmarrëse në emisionin “Përputhen”, ka çuar në një grindje mes dy bashkëshortëve në kryeqytet, e cila ka përfunduar në dhunë dhe madje njëri prej tyre është arrestuar.

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur natën e ndërrimit të viteve ku Saimir Bakalli së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët kishte shkuar në shtëpinë e vjehrrit për Vitin e Ri.

Konflikti ka nisur në momentin kur bashkëshortja e Sajmirit kishte dashur të shihte në televizor këngëtarin Sinan Hoxha, të cilin ka thënë se e pëlqente.

Kjo gjë ka shkaktuar xhelozi te bashkëshorti, i cili e ka akuzuar se kishte më shumë se pëlqim ndaj tij.

Debati ka vijuar me tej kur bashkëshorti ka komplimentuar Anën e emisionit “Përputhen”.

Por ka qenë të bashkëshortja këtë herë ka reaguar ndaj bashkëshortit.

Grindja mes çiftit ku njeri e akuzonte për Anën dhe tjetri për Sinanin është ashpërsuar ndërsa debati ka kaluar edhe në dhunë fizike, ku Sajmiri ka qëlluar bashkëshorten, ndërsa kjo e fundit ka tentuar të vrasë veten me thikë.

Në këto çaste ka ndërhyrë babai i gruas, njëherësh vjehrri i Sajmirit për të ndarë çiftin por edhe ai është goditur nga dhëndri.

I gjithë debati ka ndodhur ne sy të dy fëmijëve të mitur të çiftit Bakalli të cilët kanë qenë spektatorë të skenës së shëmtuar të dy prindërve.

Më pas 35-vjeçari është larguar nga shtëpia, ndërsa dy të dhunuarit i janë drejtuar policisë ku e kanë kryer denoncimin.

Saimir Bakalli është arrestuar dy ditë me parë nga policia dhe këtë te enjte u soll në gjykatë ku u  vlerësua me masën “arrest me burg” për akuzën e dhunës në familje.

Mësohet se 35-vjeçari ishte me arsim 8-vjeçar ndërsa bashkëshortja me arsim të mesëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco