Edhe punonjësit e sistemit gjyqësor e prokurorial kërkojnë mbështetje e shtesa

Edhe punonjësit e sistemit gjyqësor e prokurorial kërkojnë mbështetje e shtesa

18:15, 21/01/2021

Sindikata e Pavarur e Judikaturës, ka kërkuar nga kryeministri dhe ministri i Drejtësisë takim për të diskutuar lidhur me pakënaqësitë në sistemin e drejtësisë në vend.

Kryetari i SPJK-së Bahri Jashari, tha se gjendja e krijuar si pasoj e pandemisë Covid 19, ka ndikuar edhe në sistemin e drejtësisë.

Sipas tij për çdo ditë kanë punonjës të infektuar, ndërkohë që ka pasur edhe viktima në mesin e tyre.

Shumë nga të infektuarit janë shëruar në shtëpi, e një pjesë e tyre janë hospitalizuar.

Në të gjitha rastet shërimi është shumë i kushtueshëm.

Ndërkohë puna në sistem të drejtësisë  nuk është ndal, gjatë tërë kësaj periudhe është punuar me kapacitete të plota, me përjashtim të stafit të infektuar. E në anën tjetër puntorët po dëgjojnë premtime për shtesa e mbështetje për sektorët tjerë në vend, por jo edh epër sietemin e drejtësisë.


"Ndaj për të diskutuar për paknaqësinë në rritje të sektorit tonë, për mundësinë e mbështetjes në këtë kohë sfiduese, kërkojmë me mirëkuptim aranzhimin e një takimi me kryeministrin e ministrinë e Dejtësisë", tha kryetari i SPJK-së Bahri Jashari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco