‘Po të isha në Shqipëri do të të kisha rrahur keq’/ Gruaja në Itali terrorizohet nga ish i dashuri shqiptar

‘Po të isha në Shqipëri do të të kisha rrahur keq’/ Gruaja në Itali terrorizohet nga ish i dashuri shqiptar

16:26, 21/01/2021

Një shqiptar 31-vjeçar është arrestuar në Itali pasi tentoi të hynte me dhunë në një banesë private për të rrahur ish partneren.

Ngjarja ndodhi në zonën e Begatos, në Itali.

Gruaja, e cila ishte e tronditur dhe tepër e frikësuar u shqetësua nga sjellja e shqiptarit dhe njoftoi mejnëherë policinë. Të dy kishin disa kohë të ndarë, por ai nuk ndalte përndjekjet dhe u përpoq të hynte në shtëpi duke goditur derën me shkelma e grushta.

Efektivët e policisë, të cilët arritën në vend, hynë në ndërtesë dhe nga shkalla e dëgjuan burrin që i bërtiste gruas duke i thënë: “Nëse do të kishim qenë në Shqipëri, do të të kisha rrahur pa arritur policia.”

Gruaja më pas rrëfeu disa raste kërcënimesh dhe dhune nga partneri i saj, me të cilin përjetoi një romancë dashurie. Pavarësisht gjithçkaje, nuk bëri denoncim me shpresën se situata do të përmirësohej.

Sidoqoftë, pas grindjes së djeshme, gruaja më në fund vendosi të paraqesë një padi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco