“Zenel Hajdini”, shkolla tjetër e kryeqytetit në të cilën mësimdhënësit rezultuan negativë

“Zenel Hajdini”, shkolla tjetër e kryeqytetit në të cilën mësimdhënësit rezultuan negativë

09:48, 16/10/2020

Derisa një ditë më parë mësimdhënësve të shkollës “Asim Vokshi”, në Prishtinë, iu konfirmua se kanë dalur negativ në testin Covid-19, pasi më parë kishte pasur të  infektuar nga ky virus në këtë shkollë, testit të njëjti iu nënshtruan edhe mësidhënësit e shkollës “Zenel Hajdini”, në lagjen e njëjtë, atë “Kodra e Trimave”.

Njëjtë sikurse kolegët e tyre, sipas mediave, edhe këta të fundit kanë rezultuar negativë. Atyre gjatë mëngjesit të sotëm iu është kumtuar lajmi i mirë, se nuk janë të prekur me Covid dhe rrjedhimisht procesi mësimor do të vazhdoj të mbahet si deri më tani, në shkollë.

Ndërsa shkolla “Faik Konica”  për dy javë rresht ishte mbyllur për shkak të rasteve të paraqitura në këtë shkollë, derisa raste të tjera janë paraqitur edhe në shkollën “Pjetër Bogdani”, në kryeqytet.

Janë saktësisht 4 punëtore të kësaj shkolle që janë prekur nga Covidi-19 e që më pas kanë ndikuar që nga 12 tetori mësimi në këtë shkollë të kalojë në sistemin online.

Po ashtu është edhe një klasë në gjimnazin “Sami Frashëri”, që ka kaluar në sistemin online, pasi që një nxënës i saj ka rezultuar pozitiv me koronavirusin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco