Viti i ri akademik fillon me 1 tetor, ligjëratat pritet të mbahen online

Viti i ri akademik fillon me 1 tetor, ligjëratat pritet të mbahen online

21:42, 23/09/2020

Studentët e vitit të parë nuk do të fillojë ligjëratat për shkak që akoma nuk ka përfunduar procesi i regjistrimit.

Më 1 tetor do të fillojë viti i ri akademik në universitetin më të madh publik.

Por kësaj radhe jo për të gjithë.

Studentët e vitit të parë në Universitetin e Prishtinës, pritet të fillojnë studimet më vonë për shkak se akoma nuk ka përfunduar procesi i regjistrimit.

Megjithatë objektet e fakulteteve do të qëndrojnë të zbrazëta.

Kjo pasi që ligjëratat priten të mbahen edhe tani virtualisht.

Ndonëse ka vonesa për shkak të procesit të regjistrimit, Bytyqi thotë që edhe studentët e vitit të parë pritet që të fillojnë ligjëratat pjesën e dytë të tetorit.

E përgatitjet për të filluar vitin e ri akademik kanë përfunduar në Fakultetin Juridik.

Dekani i këtij fakulteti po thotë që kjo mënyrë e mbajtjes së ligjëratave ka qenë mjaft e përshtatshme për studentët e mësimdhënësit.

Sipas Gashit, për studentët e vitit të parë, zgjidhja më e mirë është nëse zgjatet semestri, në mënyrë që të kompensohen ligjëratat e humbura.

Që nga fillimi i pandemisë, në Universitetin e Prishtinës të gjitha ligjëratat janë mbajtur virtualisht, për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco