Shkollat në Komunën e Ferizajt në gjendje të rëndë

Shkollat në Komunën e Ferizajt në gjendje të rëndë

11:41, 21/09/2020

Rrjeti i OJQ-ve AVONET e ka monitoruar gjendjen e shkollave fillore dhe të mesme në Komunën e Ferizajt.

Sipas monitorimit të tyre, këto institucione janë në gjendje të rëndë higjienike dhe pjesa dërrmuese e tyre nuk i plotësojnë kushtet për zhvillimin e procesit mësimor.

“Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu, nuk ka vendos si prioritet arsimin, në këtë rast institucionet shkollore, pos që nuk plotësojnë kushtet elementare, mungesë të higjienës, infrastrukturë të dobët brenda objekteve shkollore. Agim Aliu, nuk e sheh si benifit arsimin dhe në këtë rast nxënësit, ku nuk ju krijon kushte elementare për të mbajtur procesin mësimor”, thuhet në njoftimin e AVONET.

AVONET ka kërkuar nga IKSHP-ja dhe inspektorati sanitar që sa më parë të vlerësojnë gjendjen brenda shkollave në territorin e Komunës së Ferizajt.

Po ashtu, ata kanë kërkuar edhe nga grupet parlamentare që ta ftojnë një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar gjendjen e arsimit në Komunën e Ferizajt dhe të formojnë një komision për vlerësimin e gjendjes në shkollat e komunës së Ferizajt.

“I nderuar kryetar z. Aliu, qytetit duhet ta duash dhe ta ruash Ferizajn, e me zhvilluar politika të favorshme dhe të dobishme për qytetarët e Komunës së Ferizajt, por jo me shkatërruar dhe dëmtuar qytetin dhe me krijuar propaganda dhe me mashtruar qytetarët”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco