Dumoshi uron për shumë mot “Natën e Zojës”

Dumoshi uron për shumë mot “Natën e Zojës”

23:10, 14/08/2020

Besimtarët Katolikë festojnë sonte “Natën e Zojës” që nënkupton “Ngritjen e Zojës në Qiell”.

Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi, në llogarinë e saj në “Facebook” shkruan se kjo festë është e pranishme në secilën familje Shqiptare katolike.

“Është një festë që sonte, me ndezjen e qiriut dhe lutjes shpirtërore i bashkon zemrat e Shqiptarëve kudo që ata ndodhen. Kjo festë na sjell në mendje Shën Terezen (Nënën Terezë), pajtoren e Katedrales së Prishtinës, nënën e mbarë botës e cila u frymëzua pikërisht nga mrekullia e Zojës Mari dhe zgjodhi rrugën e përkushtimit ndaj Zotit dhe bëmirësisë për njerëzimin. Urime, paqi bekimin e Zojës Mari”, ka uruar Dumoshi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco