Propozohet reformë në shërbimet sociale dhe familjare

Propozohet reformë në shërbimet sociale dhe familjare

11:26, 13/08/2020

Është propozuar reformë në shërbimet sociale dhe familjare, nga KOMF, Institucioni i Avokatit të Popullit, Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe Lidhja e Qendrave për Punë Sociale të Kosovës, shkruan Syri.net Kosova.

Sipas një njoftimi thuhet se ata kanë publikuar gjatë muajit të kaluar “Qëndrimin e përbashkët me propozimet për hartimin e Draft Ligjit të ri për Shërbime Sociale dhe Familjare”.

Ky Qëndrim përmban shtatë propozime që kanë për qëllim realizimin e reformës së shërbimeve sociale dhe familjare.

Propozimi i parë ka të bëj me klasifikimin e shërbimeve në tri kategori/ nivele, duke garantuar kështu të drejtën në shërbime sociale për të gjithë fëmijët dhe personat në nevojë për shërbime sociale.

Kategoria 1: Shërbimet primare të parandalimit janë shërbime të përgjithshme të ofruara si ndërhyrje e hershme, në familje, komunitet dhe shoqëri.

Kategoria 2: Shërbimet sociale sekondare janë shërbime të specializuara që ndërhyjnë në jetën e individit kur personi që merr shërbimin është në rrezik dhe nevojë për mbrojtje.

Kategoria 3: Shërbimet terciare janë shërbimet sociale intensive që ofrohen 24/7 për njerëzit në rrezik ose viktima.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco