Qeveria dhe komunat, ping pong me çerdhet në kohë pandemie

Qeveria dhe komunat, ping pong me çerdhet në kohë pandemie

22:17, 03/08/2020

Hapja e çerdheve po vazhdon të mbetet problem dhe dilemma kryesore në kohë pandemie, shkruan Syri.net Kosova.

E derisa çerdhet po vazhdojnë të mbeten të mbyllura, shumë fëmijë dhe prindër po mbesin pa zgjidhje.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, gjatë ditës së sotme ka treguar se çerdhet që menaxhohen nga komuna ato publike dhe me bazë në komunitet do të hapen me 10 gusht, por se paraprakisht duhet plotësuar disa kushte.

Ai ka thënë se prindërit së bashku me edukatoret dhe udhëheqësit marrin përgjegjësinë për mbrojtje nga COVID, duke respektuar udhëzimet e IKSHP-së.

Por për këtë deklaratë të tij, ka reaguar Gresa Latifi e cila ka thënë se as qeverisë e as komunës nuk po u intereson aspak gjendja e rënduar psikologjike e fëmijëve, me ëndrrat e të cilëve tashmë u mësuan të luajnë çdo ditë.

“Dje, kryetari i komunë së Prishtines na tha se komunës i duhet kohë derisa të hartojë një strategji për hapjen e kopshteve ngaqë shëndeti i fëmijëve është mbi të gjitha (pajtohem edhe unë me këtë të fundit). Sot, i njejti kryetar zbrapset duke thënë, “...e kisha fjalën veç për kopshtet publike”, ju privatet boni çka të doni. Në anën tjetër qeveria Hoti për më shumë se tri javë vendimin për rihapjen e kopshteve ua pati deleguar komunave.  Pra, ec e bjeri në fije se çka me ba. Alla sallamadi... Kjo ngaqë ata që ne i kemi zgjedhë, në vend se të ofrojnë zgjidhje, i bishtnojnë punëve e krijojne edhe më tepër amulli...sidomos në këto kohë aspak të lehta.E shikoni se udhëheqësve tanë nuk ju intereson aspak gjendja e rënduar psikologjike e fëmijëve, me ëndrrat e të cilëve tashmë u mësuan të luajnë çdo dite.Atyre, nuk ju intereson aspak se si po e menaxhojnë këtë situatë gratë që punojnë sepse për barazi gjinore flasin veç sa për të marrë ndonjë çmim nga ndërkombëtarët”, ka shkruar ajo.

Latifi përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se atyre nuk iu bëhet vonë për krizën që ka kapluar institucionet private parashkollore, sepse sipas saj ata nuk dinë të mësojnë se vatra për përhapje të COVID-19 nuk kanë qenë e as nuk janë kopshtet e fëmijeve, POR JANË KAFIQAT E DASMAT, të cilat i keni krejt jashtë kontrollit


 

Dje, kryetari i komunë së Prishtines Shpend A. Ahmeti na tha se komunës i duhet kohë derisa të hartojë një strategji për...

Posted by Gresa Latifi on Monday, August 3, 2020

Ndërkaq Taulant Hoxha thotë se problem kryesor te dilemat e hapjes ose jo të çerdheve në Prishtinë dhe jo vetëm, është te vendimi pa bazë ligjore e pa mundesi zbatimi në praktikë i delegimit të njeë kompetence qendrore te niveli lokal.


“Problemi i vertete te dilemat e hapjes ose jo te çerdheve, Shkurt, Qeveria ka hjek dore njeanshem dhe pa asnje baze nga kompetencat (dhe detyrimi) per me percaktu e mbikeqyr standarde e rregulla per arsimin parafillor dhe per me e vleresu situaten epidemiologjike. Asnjenen prej ketyre Komunat nuk munden me e ba, sepse skane as baze ligjore, as mekanizma institucionale e as kapacitete njerezore e financiare”, shkruan Hoxha.

“Me vendimin qe hapja e cerdheve do te behet sipas vleresimit e vendimit te Komunave individuale, eshte arrit qe presioni publik te zhvendoset nga Avdullahu, Armendi e Rama te Shpendi, Mytaheri ose Lutfiu, por asgje me shume se kaq”, shprehet ai.

 

Problemi i vertete te dilemat e hapjes ose jo te çerdheve, ne Prishtine dhe jo vetem, eshte te vendimi pa baze ligjore e...

Posted by Taulant FL Hoxha on Monday, August 3, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco