Gjeorgjina Kule në SYRI Tv: Transmetimi komunitar i pritshëm, ja si paraqitet virusi te fëmijët

Gjeorgjina Kule në SYRI Tv: Transmetimi komunitar i pritshëm, ja si paraqitet virusi te fëmijët

18:39, 09/07/2020

Në lidhje të drejtëpërdrejtë me edicionin e pasdites te drejtuar nga gazetarja Armela Ferko në SYRI TV, mjekja pediatre Gjeorgjina Kule, ka folur për situatën e Covid-19 në vend, pa lënë pa prekur edhe fëmijët.

‘Tani që të flasësh për agresivitetin  dhe virulencën e virusit duhet të mbështetesh të disa karakteristike biologjike dhe gjenetike të virusit. Këto gjëra sigurisht që nuk janë studiuar në asnjë vend të botës.

Por që virusi është present, kjo është e qartë.

Sigurisht që është shtuar evidentimi i virusit në Shqipëri, kemi shtim të kontakteve, shtim të aktiviteve si edhe të momenteve gjatë ditës ku jemi të ekspozuar kështu që edhe mundësia e qarkullimit të virusit është më e lehtë.

Kohët e fundit është referuar për një mutacion gjenetik të virusit i cili ka të bëjë me transmetueshmërinë.

Sigurisht që ky mutacion ka rritur transmetueshmërinë e virueist.

Por kjo është edhe në vendet e rajonit.

Pra aktualisht virusi qarkullon me të gjitha uljet dhe ngritjet e tij.’

Kule ka folur edhe për faktet e fundit të nxjerrja nga OBSH, ku transmetueshëmëria përcillet edhe nëpërmjet ajrit.

‘Sigurisht që është edhe transmetueshmëria Airbond nëpërmjet spërklave, por që diferenca është e vogël.

Virusi në ajër dhe në sipërfaqe që transmetohet nëpërmjet spërklave ka një qëndrueshmëri më të lartë dhe e mbajnë të kontaminuar ajrin.

Masat dezinfektuesve, larja e duarve e me radhë, sigurisht që mund të bëjnë parandalimin e virusit.

Përdirimi i maskave është i sugjeruar për disa aktivitete në mënyrë të deturuar.

Për transportin publik është e detyrueshme, sepse është një ambient i mbylur, sepse personat qëndrojnë për një kohë të gjatë gjatë trajektores së udhëtimit.

Maska duhet të përdoret kur nuk mundësohet dot distancimi.’

Kule foli ndër të tjera për atë që quhet transmetimi komunitar.

‘Normalisht ky është një term i njohur në epidemiologji.

Dhe kjo është ecuria e vetë epidemisë.

Nuk ka asgjë alarmante.

Transmetim komunitar do të thotë që nëse më parë një pacient paraqiste shenja të virusit merrnim amnamnezën në lidhje me kontaktet, nëse ka pasur kontakte me persona pozitiv.

Në tashmë kemi hapje dhe raste pozitive në të gjithë vendin, edhe në qytete si Belshi , Selenica Fushë-Arrëzi.

Kjo tregon se virusi ka përhapje.

Mund të themi që kjo është pjesë e pashmangshme e pandemisë.

Pandemia mbart në vetvete termin e transmetimit komunitar.’

Pediatrja ka folur edhe numrin e fëmijëve të prekur me Covid.

‘Fatmirësisht në Spitalin Infektiv, deri në momentin që flasim nuk kemi fëmijë të hospitalizuar

Edhe një fëmijë dy muajsh qeë kemi pasur, tashmë ka dalë nga spitali.’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco