25 fëmijë jetim të Skënderajt do të ndihmohen...

25 fëmijë jetim të Skënderajt do të ndihmohen...

13:09, 09/07/2020

Kryetari i Komunës së Skënderajt Bekim Jashari, tregoi se sapo nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me organizatën “Kujdesi për Jetimët e Kosovës”, e cila organizatë do të ndihmojë me bursa 25 fëmijë jetim nën moshën 17 vjeçare me shumë prej 30 euro në muaj si dhe materiale shkollore e veshmbathje në fillim të çdo viti shkollor.

Ai tregoi pafundësisht mirënjohës ndaj kësaj organizate, për këtë ndihmë të madhe për fëmijët jetim, të cilët edhe janë amanet për ne.

Drejtuesi Fadil Pushkolli, me njoftoi se bashkëpunimi mes komunës dhe kësaj organizate do të vazhdoj edhe me tutje ku disa studentë të komunës, do të dërgohen për studime me bursa të plota në Turqi e po ashtu do të këtë edhe projekte ndihmëse për fermerët e komunës sonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco