Publikohet lista e 200 profesionistëve shëndetësorë të punësuar nga MSH

Publikohet lista e 200 profesionistëve shëndetësorë të punësuar nga MSH

17:00, 07/07/2020

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar listën e 200 personave të rekrutuar si profesionistë shëndetësorë në funksion të menaxhimit të pandemisë COVID-19.

Në konkursin e shpallur me 17 qershor, MSh ka kërkuar 100 mjekë specialistë ose mjekë të përgjithshëm, 62 infermierë, 20 inspektorë sanitar, 4 specialistë të mikrobiologjisë, 8 laborantë, 6 pozita për staf teknik dhe mbështetës.

Sipas konkursit paga për mjekët specialistë do të jetë 704 euro, për mjekët e përgjithshëm do të jetë 610 euro, paga për infermierët do të jetë 422 euro, për inspektorët sanitar do të jetë 520 euro.

Sipas kushteve të përshkruara në konkurs, specialistët e mikrobiologjisë do të marrin 704 euro, laborantët do të paguhen me 422 euro kurse stafi teknik dhe mbështetës me 360 euro për muaj.

Koha e punësimit sipas konkursit është me kohë të caktuar, 3 muaj, me mundësi vazhdimi.

Në konkursin e shpallur nga Ministria kërkohet që kandidatët të respektojnë principet e humanitetit dhe profesionalizmit në diagnostikim dhe këshillim në luftën kundër pandemisë COVID-19 në zbatim të Manualin e Qeverisë.

Syri.net Kosova ka raportuar për letrën e hapur të Jehona Krasniqi, vullnetare në Klinikën Infektive, ka reaguar në emër të vullnetarëve që janë paraqitur në Klinikën Infektive gjatë kohës së pandemisë duke punuar pa pagesë.

Ajo ka reaguar për konkursin e Ministrisë së Shëndetësisë pasi, sipas saj, nga 8 vullnetarë që kanë aplikuar në këtë konkurs vetëm njëri prej tyre është pranuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco