Të burgosurit me menu të re të ushqimit, ja çka do të kenë në shujta...

Të burgosurit me menu të re të ushqimit, ja çka do të kenë në shujta...

08:37, 05/06/2020

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se me qellim të sigurimit të mirëqenies fizike dhe shëndetësore të të burgosurve, ka nxjerrë menunë e re të ushqimit për të gjitha institucionet korrektuese.

“Sipas menysë së re të përpiluar nga ekspertet e ushqimit, të burgosurve do t`iu sigurohet ushqim i cili plotëson të gjitha nevojat, si për nga sasia e mjaftueshme ashtu edhe për nga cilësia.

Ushqimi do të përmbaj të gjitha kaloritë e nevojshme konform rregullave të të ushqyerit, ndërsa ushqim kryesorë i menysë do të jetë File Peshku, Mish i Bardhë, Patate e Bluar, Peshk Tuna, supë, sallata të përziera, marmelatë, ajkë, mëlmesa dhe lëngje të ndryshme, etj”, thuhet në njoftimin e tyre.

Kjo menu do të vazhdoi të servohet tri herë në ditë në kohë të përcaktuar dhe me distancë kohore të përballueshme për plotësimin e nevojave energjetike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco