VIDEO/ ‘Mësuesi fuste duart tek djemtë e klasës’… I riu nga Korça denoncon mësuesin pedofil: Kolegët dinin gjithçka

VIDEO/ ‘Mësuesi fuste duart tek djemtë e klasës’… I riu nga Korça denoncon mësuesin pedofil: Kolegët dinin gjithçka

20:55, 04/06/2020

I gjithë vendi u trondit nga pwrdhunimi i 15-vjeccares nga roja i shkollës në Babrru dhe tre të rinj. Kjo ngjarje i nxiti të gjithë që të reagojnë ashpër dhe një djalë i ri nga Korca, Danjel Hyseni mori guximin të denonconte një mësues në gjimnazin “Faik Konica” që fuste duart tek djemtë e klasës. Ngjarja ka ndodhur rreth 14 vite më parë, por aty vazhdojnë të japin ende mësim disa prej atyre mësuesvë.

Në një video në profilin e tij në Facebook i ngre pyetje mësuesve:

“A flinit ju të qetë kur e dinit se çfarë ndodhte”, pasi një tjetër mësues i kapte çunat nga trupi dhe iu fuste duart poshtë bluzës.

Ndonëse e dinte të gjithë shkolla për këtë çështje, askush nuk reagoi.

Në videon e tij dëgjohet duke thënë: “Jo vetëm gocave, por edhe çunave mund ti ketë ndodhur që janë përplasur me një sjellje pèdofilie, por sidomos në shkolla, ne ndonjëherë që nuk është se e kuptojmë. Mua më kujtohet një mësues i jonë në shkollën Faik Konica, ne atëherë nuk është se e kuptonim dhe na dukej shaka. Shokët e mi të klasës do e kuptojnë për kë e kam fjalën që fuste dorën poshtë bluzave. Ne e dinim çfarë ishte duke bërë dhe bënim shaka me këtë gjë. Ne qeshnim dhe kënaqeshim sepse çunave na vinte nota të mira dhe duke qenë nxënës, thonim ku e gjen të marrim nota dhe e kalonim me shaka.

Me gocat kishte sjellje të kundërt dhe gocat talleshin me neve e na thonin, hë se e dini ku do përfundoni. Mirë ne se nuk e kuptonim çfarë ishte se ishim fëmijë po mësuesit pse nuk reagonin po heshtnin.”

I riu i bën thirrje shokëve të klasës, por edhe mësuesve që ishin në dijeni të kësaj situate të reagojnë sa nuk është vonë.

“Ju lutem shikoni çdo sjellje të fëmijëve tuaj sepse në shkollat tona po vërtetohet që ka pedofil, janë mësues, roje, pastrues. Ju lutem qëndroni pranë fëmijëve, nuk është turp të flasësh për seksin. Në momentin që fut dorën dhe ka një sjellje të çuditshme, të vijë t’ju raportojë. Mësues, nëse ka raste, ju e dini shumë mirë, raportojini, vendoseni veten në vend të tyre dhe mendoni sikur fëmija juaj të abuzohet. Është tráuma më e madhe që mund të kalojë. Mos vrísni fëmijërinë sepse Zoti do ju ndëshkojë”, thotë Danjeli.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco