Dikur punonin qindra  minatorë në 9 galeri e tash vetëm njëra...

Dikur punonin qindra minatorë në 9 galeri e tash vetëm njëra...

10:01, 04/06/2020 Nga B.T

Rreth pesëdhjetë kilometra larg kryeqendrës shtrihet një komunë  e vogël, por e pasur me minerare jo të pakta e të njohura ndërkombëtarisht.

Aty pos blumbit e zinkut ka edhe ari e argjend e minreare tjera.

Dikur ishte një komunë e njohur dhe e madhe, por tash ka mbetur  thuajse sa një grusht banorësh. 

Nëntë horizonte  apo miniera  janë nën kodrinat me male të mëdha të Komunës së Artanë apo Novobërdës, ku para luftës aty punonon qindra minatorë e puntorë derisa tash punohet vetëm në njërin nga nëntë horizontet me  rreth 160  apo rreth 25 për qind e numrit të para disa degadash.

Rruga e cila të shpija drejt minierave të kësaj ane shtrihet  thuajse në mes kodrinave me pyje të gjelbëruar dhe miniera e vetme e cila funksion tani është ajo në fshatin Marec jo pak kilometra ndërmjet fshatrave Prekoc  e Krilevë.

Posa shihen disa hekurishte të mëdha të ndryshura në dy anët e rrugës mund të kuptosh se je afruar tek miniera e ku edhe një shenj tregon për minierën. 
Lihet rruga e asfaltuar për të vazhduar disa metra  nëpër rrugë me gurë e me baltë për tu afruar tek zyrat e minierës e horizontet në fillim të shpatieve të gjelbëruara. 

Mes gjelbërimit  nisin të shfaqen disa objekte të ndryshkura, e më lartë edhe objekte tjera të vjetëruar, por edhe një i ri.

E rruga që të shpije drejt minierave asht jo e përshtatshme për ecje me balt dhe nga shirat e këtyre ditëve thuajse e pakalueshme  për këmbësorët pa mjete adekuate (qizme).

I afrohemi zyrave të minierës, ku takojmë vetëm rojat, por edhe asnjë punonjës tjetër, për shkak të vdekjes së dy minatorëve që ndodhi dy ditë më parë dhe  punonjësit nuk do të punojnë deir në një vendim të Inspektoratit të Punës.

Infrastruktura është jo adekuate, ku shihet se mungojnë investimet e duhura, po ashtu edhe mjetet e punës për të punsuarit,  derisa të ardhurat thuhet se janë të mira. 

Jo larg zyrave dhe një horizonti jo funksional , ia mësyejmë dhe më lart kodrës drejt horizontit 5 ku dhe dje humbën jetën dy minatorë. 

Aty sikur tek zyrat e minierës mbretëron qetësi, ku pos cicërimave të zogjëve,  asaj të erës e pyjeve dhe ujit që rrjedh nga kodra te poshtë nuk dëgjohet asnjë krismë që tregon se po punohet nga minatorët. Mjete të ndaluara, depo të mbyllura, buldozherë në heshtje e lokomotivat jo duke punuar  tregon për qetësinë e krujuar pas tragjedisë.

Derisa gjatë ditëve tjera aty  gjatë 24 oraëve  punohet nga punonjës në tri ndrrime. 

Horiztoni i vetëm i cili punon në këtë anë është 5 me një gjatësi rreth një kilometër, nga i cili rreth 60 minatorët nxjerrin nën stop  minerare të ndryshme plumbi e zinku.

Mineraret e nxjerra nga kjo miniera më pas barten me maune drejt flotacionit të Kizhnicës pë përpunim. 

Bajrush Ymeri, nënkryetar i Komunës së Novobërdës, tha për "Syri.net", se  minierat datojnë qysh nga kohrat e hershme kur at kanë ardhur saksonët, gjermanët e angleët të cilët e kanë shfrytëzuar zehen duke e nxjerr e përpunuar. E pas luftës së dytë botërore miniera ka filluar të funksionoi me kapacitetet të mëdha.

Ai tregon se numri i punonjësve ishte 700  në tri ndërrime. Derisa puna ka vazhduar mirë  në 9 galeritë deri në vitet e 90-ta.  Më pas janë larguar punonjësit shqiptar nga puna deri në vitin 1999.

Sipas tij pas luftës ka filluar puna  në minier dhe ishte e vështirë të hapen galeritë dhe për momentin punon vetëm njëra nga nëntë horizontet ku punojnë rreth 160 veta dhe punojnë në tri ndrrime.

"Ka pasur interesime nga investitorë ndërkombëtar, por pais ajo menaxhohej nga AKM-ja nuk kishte diçka konkrete dhe tu jepet atyre dhe ka mbetur kështu", tha nënkryetari i Novobërdës.

Kryesisht aty ka plumb e zink dhe ari e argjend, këto zehe të cilat nxirren nga këtu bareten tek flotacioni i Kishnicër për përpunim e më pas plasohet në treg. 

Komuna e Novobërdës ka qenë shumë e njohur për shkak të minierës, kishte më shumë banorë të punësuar ku dhe kishte jetë e zhvillim, por në vitet e 90  kjo kompunë pati një goditje të rëndë dhe nisi shpërngulja e madhe  nga këto anë. 

SIpas tij tash pas investime të realizuara jeta ka nisur të ngjallet dhe të bëhet jeta atraktive për të jetuar e punuar aty.

"Me rritjen e investime në miniera, do të ketë ehd epunsime më të shumta dhe od të ndikonte edh enë rikthimit të namit të dikurshëm këtu", tha Bajrush Ymeri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco